Ish-deputetja e PD, Albina Deda ka reraguar për procedimet ndaj 34 deputetëve të opozitës dhe dhjetëra qytetarëve pse morën pjesë në protestën e mosbindjes civile. Albina Deda është një nga pjesëmarrëset e proceduara penalisht pas aksionit të opozitës për bllokim rrugësh dhe mosbindje civile.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Deda e njohur edhe për lidhjet farefisnore me kryeprokuroren Arta Marku, ka thënë se Marku është shantazhuar nga kryeministri Edi Rama.
Deda ka theksuar se me ardhjen e Arta Markut në krye të organit të akuzës, ka një shpresë për drejtësinë.
“I quaj arrestime të paligjshme. Duhet arrestuar Edi Rama dhe oligarkët e tij. Kjo është tendencioze dhe shantazh i hapur nga Arta Markut. Është poshtërsi që si në rastin e Lezhës ku u arrestua kreu i PS dhe i Qarkut, socialisti Ndoka, po ashtu edhe në protestën e Kalimashit ku është regjistruar procedim penal për policinë e shtetit dhe nuk përmenden fare. Ajo ka ngjallur një shpresë në kënetën korruptive të një organi, i cili nga gardian i ligjit ishte kthyer në ortak të krimit. Mos u habisni se krimi e përdor politikën, por po afron dita e të vërtetës”, është shprehur Deda.