Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së Gardës së Republikës, ku shkruhej se, “deputeti Edi Paloka e sulmoi kryeministrin Edi Rama në Parlament me solucion kimik të parapërgatitur”.
“Garda çuditi dynjanë me “solucionin kimik” në turinjtë e shefit. Këto sikur ruajnë Ali Kimikun dhe Edvin Komikun”, shkruan ish ministri Manjani në Facebook.
“Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama. Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka”, shkruhet në deklaratën e Gardës së Republikës.