Reagon kryebashkiaku i Kukësit: Datë zgjedhjesh nuk ka, Rama kokë e këmbë në…

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu i përgjigjet kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin e bashkive që drejtohen nga opozita për të respektuar dekretin e presidentit të Republikës, që zhbën 30 qershorin.

Përmes një reagimi në Facebook, Shehu shprehet se, datë zgjedhjesh nuk ka dhe se urdhërat e Ramës janë të pavlera.

Postimi i plotë i Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu

Zoti Kryeministër! Je kokë e këmbë në paligjshmëri!

Qeveria e drejtuar prej teje ka botuar në Fletoren Zyrtare dekretin e Presidentit. Siç mund ta dish fare mirë, në Fletoren Zyrtare publikohen aktet ligjore të detyrueshme për zbatim në Republikën e Shqipërisë. Mos u lodh me urdhra pa vlerë që nxisin militantët e tu në KQZ të na kërcënojnë me ndjekje penale, sepse, përsa kohë nuk ekziston një datë zgjedhjesh, as zgjedhjet nuk ekzistojnë.

Kushdo që vepron ndryshe, është në paligjshmëri!

Zoti Kryeministër, kur Presidenti të shpallë një datë të re zgjedhjesh, atëherë gatishmëria jonë për respektimin e ligjit, do të jetë, si gjithmonë, maksimale.

Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim dot ne!

Je që je kot dhe sillesh nëpër Shqipëri si qyfyrexhi, jepi urdhër KQZ-së të shpallë menjëherë nisjen e negociatave me BE-në!

Exit mobile version