Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga detyra të Edi Ramës për shkak të shpërdorimit të pushtetit dhe mashtrimit public me rastin e audio-përgjimit të vëllait të ish-ministrit Xhafaj.
Vasili thotë se prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimit e tij ndërkohë që ka shtuar se ankimimi I opozitës është një shans për organin e akuzës për të treguar se ajo respekton ligjet dhe jo banditët në pushtet.
Postimi i Vasilit
Kryeministri te largohet dhe Prokuroria te hape hetimin nga i cili ai nuk shpeton dot.
Kryeministri,qe ka kryer hetime paralele dhe per qellime politike ka mashtruar boterisht per audiopergjimin e vellait te ish ministrit te brendeshem, sikur kishte kryer vete nje ekspertize duhet te largohet menjehere nga detyra per te mos penguar dhe hapur rruge hetimit te plote, te nje shperdorimi pushteti te paprecedente ne historine e pluralizmit.
Prokuroria i eshte fshehur detyres dhe aq me e rende eshte qe e ka shperdoruar ate duke mbyllur hetimin ndaj kryeministrit te paditur.
Ankimimi i bere nga opozita eshte nje shans i madh per prokurorine per te treguar se ajo respekton ligjin dhe jo banditet me pushtet si dhe qe nuk eshte pale ne nje manipulim shteteror te permasave shume te medha.
Dita e te vertetes ka ardhur dhe sot ndahet kush eshte ne krahun e ligjit dhe kush haptas kunder tij.
Neser per askend nuk do te kete asnje lloj alibie dhe rruge shpetimi ne se zgjedhin te jene kunder ligjit,per hir te pushtetit dhe interesave te vogla.
Ja ankimimi i opozites ndaj vendimit te turpshem te prokurorise per te mbyllur hetimin ndaj kryeministrit.