PD ka reaguar në lidhje me disa dizinformacione të përhapura nga regjimi për një të ashtuquajtur takim mes Bashës dhe Ramës, përmes të cilave kërkohet të bëhet diversion politik.
PD deklaron se “nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre”, thuhet në reagimin e PD.