Partia Demokratike reagon lidhur me sulmet kibernetike që po i bëhen portalit më të madh në Shqipëri, Syri.net.
Në reagimin e saj, selia blu shprehet se, sulmet kibernetike, të orkestruara pas sulmeve publike të Edi Ramës kundër Syri.net, janë përpjekje kriminale për t’u mohuar qytetarëve të drejtën e informimit
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Prej 3 ditësh media online Syri.net është në një valë sulmi kibernetik me qëllim bllokimin e shpërndarjes së informacioneve të cilat nuk janën nën kontrollin e qeverisë. Ky është një sulm i mirëpaguar, që shfaqet me një shtrirje globale, në çdo kontinet.
Bllokimi i përsëritur i faqes së Syri.net vjen pas sulmeve direkte të Edi Ramës kundër gazetarëve të Syrit, për arsyen e vetme se kjo ëhstë një media që i jep zë kritikëve të Edi Ramës, publikon pa censurë qendrimet e opozitës dhe, mbi të gjitha, thotë të vërtetat mbi regjimin në ikje të Edi Ramës.
Sulmet kibernetike, të orkestruara pas sulmeve publike të Edi Ramës kundër Syri.net, janë përpjekje kriminale për t’u mohuar qytetarëve të drejtën e informimit.
Partia Demokratike kërkon nisjen urgjente të hetimeve dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që kanë orkestruar dhe zbatuar sulmin kibernetik për mbylljen e gojës të një mediaje kritike me regjimin në ikje të Edi Ramës.