Menjëherë pas shfaqjes brutale të forcave të policisë në ambjentete e fakltetit të Histori Folologjisë në Tiranë ka reaguar pedagogu Mark Marku.
Ai denoncoi ndërhyrjen e policisë së shtetit në Fakultetin e Filologjikut. Duke folur për mediat ai akuzoi Ministrin Sandër Lleshaj se po përdor policinë për të kërcënuar pedagogë e studentë.
“Sjell policë për të kërcënuar studentë dhe pedagogë. Bashkë me imazhin e qeverisë, këta po shkatërrojnë çdo strukturë shtetërore. I kemi filmuar të gjitha. Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe te Avokati i Popullit. Fshiheshin pas mureve që mos tu dilnin fytyrat, ky është imazhi i policisë së Sandër Lleshajt?”. Tha pedgagdu Marku
Studentët kërkojnë garanci nga dekani Laçi
Një ditë pas deklaratës së dekanit Sabri Laçi se nga java e ardhshme protesta e pedagogëve do ndryshojë formë duke pezulluar mësimin vetëm një ditë në javë, studentët e Histori Filologjikut i kanë nisur atij një kërkesë duke kërkuar garanci për vijimin e protestës së tyre.
“Mosnjohje të asnjë mase disiplinore ndaj studentëve nisur nga data 5 dhjetor dhe në vazhdim.
Garantim të barazisë mes studentëve që zgjedhin të bojkotojnë mësimin deri në plotësim të kushteve të panegociueshme dhe studentëve që zgjedhin të frekuentojnë mësimin.
Studentët, të ashtuquajturit “studentë të bojkotit” të trajtohen të barabartë në sezonin e provimeve, ashtu si edhe ata që zgjedhin frekuentimin e mësimit në periudhën në vazhdim, pa asnjë penalizim.
Garanci nga Dekanati i fakultetit tonë për mos-djegie të vitit akademik 2018-2019 dhe përfundim të këtij viti akademik deri në 31 korrik 2019″, janë kërkesat e studentëve që bojkotojnë mësimin prej më shumë se 2 muajsh drejtuar dekanatit të Fakultetit të Histori Filologjikut.
Kërkesa e plotë
Drejtuar: Dekanatit të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë
Lënda: Garantimi i të drejtës së studentëve për të protestuar
KËRKESË
Dekanit të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. dr. Sabri Laçi,
Studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në përkatësi të çdo departamenti dhe viti arsimor në fakultet kërkojnë nga dekanati i këtij fakulteti garantimin e të drejtës themelore të studentëve, atë për të protestuar.
Nisur nga ngjarjet aspak të këndshme që kanë ndodhur në hapësirën e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, presionit të disa prej pedagogëve në këtë institucion, vendimeve konfuze të Asamblesë dhe segmenteve të caktuara brenda studentëve, të cilët kanë shpërndarë dezinformim në masën e gjerë, ne kërkojmë:
1. Mosnjohje të asnjë mase disiplinore ndaj studentëve nisur nga data 5 dhjetor dhe në vazhdim.
2. Garantim të barazisë mes studentëve që zgjedhin të bojkotojnë mësimin deri në plotësim të kushteve të panegociueshme dhe studentëve që zgjedhin të frekuentojnë mësimin.
3. Studentët, të ashtuquajturit “studentë të bojkotit” të trajtohen të barabartë në sezonin e provimeve, ashtu si edhe ata që zgjedhin frekuentimin e mësimit në periudhën në vazhdim, pa asnjë penalizim.
4. [UNANIMISHT] Garanci nga Dekanati i fakultetit tonë për mos-djegie të vitit akademik 2018-2019 dhe përfundim të këtij viti akademik deri në 31 korrik 2019.
Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin, presim një vendimin dekanati lidhur me këto çështje sa më shpejt të jetë e mundur.