Reagon Pëllumb Seferi pas tërmetit në Turqi: “Dhimbjen tuaj e ndiejmë si të ishte e jona”

Pas lajmit tronditës për tërmetin që goditi sot qytetin e Stambollit në Turqi, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Pëllumb Seferi, ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tij për popullin turk.

Në një reagim prekës të shpërndarë në rrjetet sociale, Seferi i është drejtuar me fjalë ngushëlluese vëllezërve dhe motrave në Turqi, duke theksuar lidhjet e forta historike dhe shpirtërore midis dy popujve.

“Me zemër të thyer mora lajmin për tërmetin që ju goditi sot. Në këto momente të vështira, lutjet e mia dhe të gjithë shqiptarëve janë me ju. Allahu i Madhërishëm ju dhëntë durim, forcë dhe shërim për të gjithë të prekurit.”, shkruan Seferi.

Ai nënvizon se dhimbja e qytetarëve turq ndjehet thellësisht edhe në Shqipëri, duke shprehur mbështetje dhe bashkëndjesi të plotë në këtë kohë sprove.

Postim i plotë nga Pëllumb Seferi në rrjetet sociale:

Të dashur vëllezër dhe motra në Stamboll!
Me zemër të thyer mora lajmin për tërmetin që ju goditi sot. Në këto momente të vështira, lutjet e mia dhe të gjithë shqiptarëve janë me ju.
Allahu i Madhërishëm ju dhëntë durim, forcë dhe shërim për të gjithë të prekurit. Dhimbjen tuaj e ndiejmë thellë në zemrat tona, si dhimbjen e vëllezërve tanë.
Popujt tanë i bashkon historia, gjaku dhe feja, dhe në këto çaste sprove, jemi krah jush me gjithë shpirt.
Zoti qoftë me ju e familjet tuaja!

Artikulli paraprak“7×7=313 është himni i anti-korrupsionit që u drejtohet shqiptarëve”, Basha: Paratë ose do jenë në xhepat e qytetarëve, ose te shokët e Ramës. Jemi të inkurajuar nga mbështetja e të rinjve
Artikulli tjetërBujar Vreto: “Sa më shumë baltë hidhni, aq më të pastër më bëni!”