Reagon shkrimtarja e njohur: Ç’faj na ka Holanda, përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi qeverinë shqiptare

Shkrimtarja e njohur, Flurtura Açka ka komentuar me anë të një postimi në rrjetet sociale vendimin e fundit të marrë nga parlamenti holandez, për rikthimin e vizave, për shkak të faktorëve kriminalistikë, ekonomisë në rënie etj.

Açka, e cila jeton mes Holandës dhe Shqipërisë, prej vitesh ka bërë përgjegjëse dhe fajtore vetëm qeverinë shqiptare.

Reagimi i shkrimtares Flutura Açka

Ç’faj na ka Holanda

…Por çfarë është më shqetësuese, e që druaj ta them, është se ky mocion parathotë një veto të mundshme të Holandës për çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë. Dhe përgjegjësia për këtë bie drejtpërdrejt mbi qeverinë shqiptare. As joshjet, as dhuratat, as propaganda, lektisjet ndaj ambasadorëve të Europës (përfshirë edhe ato të Holandës), as mbjelljet e pemëve me të deleguarit e Holandës, të cilët, edhe pse vinin të ngarkuar me shqetësimet për rritjen e kriminalitetit, iu shitën shqiptarëve si duartrokitje për sukseset, as propaganda ekstreme kundër opozitës dhe lidershipit të saj, si dëmtuesja e reputacionit të zhvillimit të Shqipërisë, as farsiteti i përditshëm që emetohet nëpër ekranet e kapura të medias shqiptare, nuk e mbulojnë dot korruptimin e plotë shtetëror që ka çuar në një ethe shqiptare për ta lënë Shqipërinë…

Exit mobile version