Shqipëria dërgoi 30 mjekë në ndihmë të përsonelit mjkësor Italian ditën e djeshme.Sot ka ardhur reagimi i Spitalit Civil të Brescia për një problem që ka dalë me stafin mjekësor shqiptar sa i perket disa deshmive te aftesive.
“Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve që kanë mbërritur nga Shqipëria, por për fat të keq mbetet një problem themelor: prania e personelit të specializuar për kujdes intensiv“, thotë menaxheri i përgjithshëm i Spitalit Civil të Brescia, Gianmarco Trivelli.
“Ata u prezantuan pa një dokument që vërteton aftësitë e tyre dhe do të bëjnë një provim brenda ditës për të kuptuar se ku t’i drejtojmë”, shpjegon Trivelli. Menaxheri i përgjithshëm shton: “Sot dy mjekë të ICU do të arrijnë nga instituti Besta në Milano, por do të duheshin 100 të tjerë”
Gazeta italiane shkruajnë se mjekët shqiptarë mezi presin të hyjnë në veprim menjëherë dhe tashmë kanë vizituar Spitalet Civile dhe thonë se duan të “ndihmojnë”. Ata janë vendosur në një hotel afër spitalit dhe sqarojnë se “kjo përvojë do të na shërbejë gjithashtu, sepse nëse gjërat shkojnë keq në Shqipëri, ne do të kemi tashmë përvojën e nevojshme. Kjo është shtëpia jonë, ne jemi në Brescia dhe kemi një dëshirë të madhe për të ndihmuar“.