Real Madrid le të lirë Ramosin të largohet

E ardhmja e Sergio Ramosit në Real Madridit mbetet e paqartë, por klubi është i gatshëm ta lërë kapitenin të largohet nga Santiago Bernabeu, nëse klubi që e do atë vjen me ofertë adekuate.

Kështu ndodhi edhe me Cristiano Ronaldon para një viti, pasi portugezi e kishte njoftuar klubit se dëshironte të largohej nga Madrid në shkurt, dhe Juventusi erdhi me një ofertë në fund të sezonit që ishte e kënaqshme për gjigantin spanjoll.

Ramosi u takua me Florentino Perezin, presidentin e Madridit, për ta informuar se ka marrë një ofertë tejet joshëse nga Kina.

Perezi ka refuzuar ta lërë të shkojë si lojtar i lirë, por bordi i klubit është i gatshëm t’i ndajë rrugët me spanjollin nëse për shërbimet e tij vjen një ofertë e duhur.

Real Madridi llogarit në Ramosin, por nuk mendon t’i bëjë ofertë të re.

Prandaj, gjiganti spanjoll është i hapur t’i diskutojë ofertat për Ramosin këtë verë, sipas MARCA.

 

Exit mobile version