Real Madridi “blindon” Toni Kroos

Reali i Madridit nuk ka ndërmend të lejojë Toni Kroos të largohet nga Spanja. Klubi “merengues” po mendon të blindojë mesfushorin duke i përgatitur një kontratë të re. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “Bild”, Reali i Madridit po kërkon të rinovojë me Kroos deri në vitin 2022, ndërkohë që kontrata aktuale e tij përfundon më 2020. Gjithnjë sipas “Bild”, kontrata e re që do t’i ofrojë Reali mesfushorit Kroos do të përfshijë edhe rritjen e pagës në 20 milionë euro bruto për sezon, një shifër kjo që është pothuajse 2 herë më e lartë nga ajo që ai përfiton aktualisht. Kjo kontratë e re e bën Kroos futbollistin gjerman më të paguar të të gjitha kohërave. Në këtë moment ai pozicionohet i katërti pas Muller, Schweinsteiger dhe Gundogan.
Kroos u transferua te Reali në verën e vitit 2014 për shifrën e 30 milionëve. Në dy sezone me “Los Blancos”, gjermani ka zhvilluar 108 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola duke fituar edhe 1 Ligë Kampionesh, 1 Botëror Klubesh dhe 2 Superkupa Europiane.
“El Clasico” e parë e këtij sezoni Barcelona-Real Madridit në “Camp Nou” do të luhet në pasditen e datës 3 dhjetor. Ai që e konfirmoi këtë lajm është vetë presidenti i La Liga-s, Javuer Tebas nëpërmjet një interviste për mediat spanjolle. Sfida mes dy gjigantëve iberikë do të luhet në orën 16:15 të 3 dhjetorit, një orar ky që ka shkaktuar pakënaqësi në Britaninë e Madhe pasi nuk do të transmetohet në televizion, fakt të cilit i është dhënë shumë rëndësi nga media britanike.
Tabloidi “Mirror” e jep lajmin e keq për tifozët nëpërmjet një artikulli ku theksohet: “El Clasico edhe këtë radhë nuk do të transmetohet në televizionet britanike pasi orari i Barcelona-Real Madrid përkon me atë të ndeshjeve të Premier League. Sfida do të transmetohet në 100 vende të ndryshme të botës, por jo në Britaninë e Madhe”.
Në Britani është e ndaluar që në fashën orare 14:45 e 17:15 sipas orës britanike, të transmetohen ndeshje futbolli. Kjo masë u ndërmor nga Federatat e Anglisë, Skocisë dhe Irlandës së Veriut me synim për të parë sa më shumë tifozë nëpër stadiumet britanike.

Exit mobile version