“Real Madridi ofroi para sa PSG-ja, por Mbappe zgjodhi vetë…”

Zv.presidenti i Monaco, Vadim Vasilyev, ka zbuluar se Real Madrid ka arritur nivelin e ofertës së PSG-së për Kylian Mbappe, verën e kaluar. Vasilyev, duke folur me RMC, pranon se Mbappe u bë një “mollë sherri” midis Parisit dhe Madridit. “Real Madridi ishte i interesuar, kishte edhe klube të tjera, gjithashtu të interesuara, tha ai. Kylian kishte kontakte me klubet e tjera, jo vetëm me PSG-në. Ne kemi rënë dakord për të diskutuar me të, ishte një diskutim transparent. Kylian foli me babanë e tij, ata kanë studiuar opsionet dhe më në fund kanë vendosur të shkojnë te PSG-ja. Në fakt, nëse do të kishte mundësi të mos përforcohej një konkurrent i drejtpërdrejtë, do të ishte më mirë për ne. Por, ne e respektojmë vendimin e Kylian nga respekti për lojtarin, për atë si person, për familjen e tij, por nuk ishte më e mira për ne. Po, po, Real Madridi ishte klubi tjetër, që ofroi të njëjtën shumë parash sa PSG-ja”. Kujtojmë se Mbappe është i huazuar te PSG-ja në këtë sezon, me një opsion të blerjes së përhershme për 180 milionë euro.

Artikulli paraprakAubameyang më i paguari në historinë e Arsenal
Artikulli tjetërDëmtimi, Cuadrado kthehet për dy muaj