Real zgjedh trajnerin e ri, lojtarët: Është një spiun

Pas katër humbjesh dhe një barazimi në pesë ndeshjet e fundit, me vetëm një gol të shënuar, pyetja që i kanë bërë vetes pjesa më e madhe e tifozëve sportdashësve është: Çfarë duhet të bëjë më shumë Lopetegui që të shkarkohet nga Real Madrid? Ndoshta, asgjë më shumë, duke parë se një paraqitje zhgënjyese kundër Viktoria Plzen mund të mjaftojë për t’i thënë lamtumirë “Bernabeut”.
Problemin më të madhe e ka klubit, që preferon të gjejë një zgjidhje të brendshme nëse do të jetë i detyruar ta largojë trajnerin aktual pak ditë para “El Clasico”. Por, ndryshe nga sa ka ndodhur me Rafa Benitez, kur ekipi i parë iu besuar trajnerit të Castilla-s, këtë herë “metoda Zidane” mund të mos jetë e pranueshme.
Kjo është ajo që bëhet e ditur nga Spanja, nga emision radiofonik “El Transitor”. Solari është një alternativë e vlefshme, ashtu si dukej të ishte Guti në verë, para se të bëhej ndihmës trajner i Besiktas. Por duket se ish-intersti nuk pëlqehet shumë nga lojtarët e “Los Blancos”, veçanërisht nga senatorët. Arsyeja? Solari është shumë afër drejtuesve. Me pak fjalë, veteranët e ekipit nuk duan të kenë në dhomat e zhveshjes veshët e Florentino Perez.
“Lojtarët më të rëndësishëm të ekipit mendojnë se Solari është një spiun i klubit. Vetë drejtuesit e klubit e dinë se prania e tij në stol do të ishte vetëm një zgjidhje e përkohshme, jo përfundimtare”. Këto kanë qenë fjalët e thëna nga Jose Ramon de la Morane, drejtuesi i emisionit, që ka zbuluar se janë pikërisht senatorët e Real që kanë bllokuar ndryshimin në stol.

Exit mobile version