Reali gjen zëvendësuesin e Benzema

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, do të jetë shumë i kërkuar gjatë verës. Sipas “Goal”, fituesi i “Këpucës së Artë” në Premierligë për sezonin 2016/17, që shënoi 29 gola, mund të largohet nga Tottenhami. “Goal” shkruan se forma fantastike që po kalon Kane në vitet e fundit, i cili ka shënuar 21, 25 dhe 29 gola në tri sezone me radhë në Premierligë, ka bërë klubet evropiane që të hidhen në sulm për anglezin.
Manchester United, Manchester City, Arsenal dhe shumë klube të tjera duan shërbimet e Kane, që sipas “Goal”, edhe Real Madridi mund të tentojë ta transferojë gjatë verës 23-vjeçarin, si zëvendësues të mundshëm të Benzema, i cili mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Kane ka shënuar 92 gola deri më tani në Premierligë dhe është rrugës së mirë që të arrijë shifrën e 100 gola në këtë garë ende pa mbushur 25 vjet, diçka që pak lojtarë e kanë arritur gjatë historisë.

Artikulli paraprakArrestohet ish-presidenti Rosell
Artikulli tjetërKamza rikthehet në Superiore