Real Madrid ka hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion, teksa ka mundur me shifrat 2-0 Atletik Bilbaon për të kthyer në 8 pikë diferencën nga Barcelona ndjekëse.
Protagonist i ndeshjes ishte braziliani Rodrigo, i cili i dha avantazhin skuadrës së tij që në minutën e 8 të ndeshjes pas asistit të Brahim Diaz. Reali dominoi mbajtjen e topit, por edhe kundërshtarët nuk u dorëzuan lehtë dhe provuan të vinin vazhdimisht në vështirësi Lunin.
Në pjesën e dytë, Ishte përsëri Rodrigo ai i cili tundi rrjetën me asistin e Bellingam, duke vulosur fatin e takimit për skuadrën e Ançelotit që tashmë ka filluar numërimin mbrapsht drejt trofeut të radhës, kur mbeten edhe 8 javë deri në fundin e kampionatit.