Reali kërkon trajner? 189-golëshi i vetofrohet Perezit: Jam gati!

Edhe pse duket e vështirë për të gjetur një trajner, që merr përsipër trashëgiminë jopozitive të Julen Lopetegui, ai i Real Madridit është padyshim një nga stolat më të dëshirueshëm të planetit. Trajnimi i “Los Blancos” është ëndrra e çdo trajneri. Problemi për kampionët europianë në fuqi është, megjithatë, se shumë prej trajnerëve më të mirë aktualisht janë të angazhuar.
Pas shkarkimit të Lopetegui, Real Madridi ka vendosur t’ia besojë përkohësisht udhëheqjen e ekipit një trajneri të përkohshëm, si Solari, por ndjenja është se në ditët e ardhshme do të emërohet një trajner me prestigj dhe përvojë më të madhe.
Ndërsa jemi duke pritur Florentino Perez dhe njerëzit e tij për të bërë zgjedhjen përfundimtare, ka nga ata, si Hugo Sanchez, që e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë të drejtosh Real Madridin dhe e deklarojnë publikisht kandidaturën e tyre.
Ish-bomberi meksikan, duke folur për ESPN, shpjegoi: “Ka pak njerëz në botë, që mund të merren me një dhomë zhveshjesh si ajo e Real Madridit. Unë i them Florentino Perez se jam gati. Nëse do të më thërrasë, e di se ku mund të më gjejë. Kam aftësitë dhe përgatitjen e duhur për këtë punë. Florentino, unë jam duke pritur për ju”.
“Pentapichichi” ka zbuluar se çfarë lloji trajneri i bën punë Real Madridit: “Zidane është një shembull, ai fitoi një kampionat, tre Champions, dy Botërorë për Klubet dhe dy Superkupa Europiane. Ai shtoi shumë tituj në “palmaresin” e klubit, por lojtarët e Real Madridit duan një trajner që ta admirojnë.
Nevojitet një trajner, që mund t’u thotë: Ju kërkoj këtë gjë, sepse e kam bërë vetë tashmë. Duhet një trajner i ngjashëm me Del Bosque për një dhomë zhveshjesh aq të vështirë, sa ajo e Realit. Një trajner me karakter futbolli dhe mençuri, i cili di se si të merret me lojtarët më të mirë në botë. E them këtë nga përvoja”.
Hugo Sanchez e ka veshur për shtatë vite fanellën e Real Madridit, duke shënuar 189 gola në 251 ndeshje. Si trajner, ai udhëhoqi Pumas, Necaxa, ekipin kombëtar meksikan, Almeria dhe Pachuca. Vetëm ky i fundit ishte ekipi i tij i fundit, në vitin 2012.

Artikulli paraprakBaxhanaku i Ramës në skemën mafioze të koncesionit të faturave për Romanën dhe Olsin
Artikulli tjetërAleanca për Teatrin-ambasadorit Soreca: Nuk mbështetemi më tek ju, përplasje fizike për Teatrin