Reali me mungesa

Borussia Dortmundi dhe Real Madridi do të përballen të martën në “Signal Iduna Park” në kuadër të Ligës së Kampionëve. Në këtë ndeshje për “Los Blancos” do të mungojnë, Kovaçiç, Marcelo, Theo, Benzema dhe Vallejo. Por, pavarësisht kësaj, trajneri Zinedin Zidane tashmë ka në mendje me cilët lojtarë të startojë ndaj ekipit gjerman.
Toni Kroos, i cili nuk është stërvitur dje me skuadrën, do të udhëtojë me ekipin në Gjermani dhe AS raporton se gjermani mund të jetë gati për të luajtur, nëse ndodh e kundërta, vendin e tij do ta zë Marco Asensio. Nacho do të luajë sërish në mbrojtje në vend të Theos e Marcelos, që të dy të lënduar, ndërsa Bale dhe Cristiano do të jenë së bashku në sulm.
Zinedine Zidane ka publikuar listën prej 20 lojtarëve të ftuar për ndeshje kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve. Për këtë ndeshje është ftuar mesfushori gjerman, Toni Kroos, pavarësisht se nuk u stërvit dje me skuadrën, ndërsa do të vazhdojnë të mungojnë për shkak të lëndimeve, Marcelo, Theo, Kovaçiç, Benzema dhe Vallejo. Zizu ka ftuar lojtarin e akademisë, Tejero, për sfidën me Dortmundin që do të zhvillohet të martën në “Signal Iduna Park” nga ora 20:45.
Real Madrid: Keylor Navas; Carvajal, Varane, Ramos e Nacho; Casemiro, Modriç, Kroos, Isco; Bale dhe Cristiano.
Mbrojtësi spanjoll, Marc Bartra, e di se do të jetë një ndeshje e vështirë kundër kampionëve, por thotë se, Dortmundi duhet të vazhdojë të bëjë lojën e saj. “Kemi përballë një ekip të madh, por ne duam të vazhdojmë me ecurinë pozitive dhe do të tentojmë të udhëheqim lojën”, u shpreh Bartra.
“Nëse topi do të jetë më shumë në pronësi tonën, atëherë mundësitë do të jenë më të mëdha për t’iu bërë sa më shumë dëme atyre”, tha ai.
Më the Batra tha se, ata janë rritur shumë si ekip për dallim nga sezonet e kaluara. E mbajnë më shumë topin me lojtarë të mrekullueshëm që kanë në skuadër. “Duhet të jemi të koncentruar, sepse janë të rrezikshëm si me top ashtu edhe pa të. Mund të luajnë me kundërsulme e po ashtu edhe me prekje të shpejta, të obligojnë që të koncentrohesh në maksimum”, ka përfunduar Bartra.

Artikulli paraprakOlympiakos shkarkon Besnik Hasin, pritet vetëm zyrtarizimi
Artikulli tjetërTifozët reagojnë kundër Montelës