Reali i Madridit fitoi thellë 3-0 në “Santiago Bernabeu” me Deportivo Alaves, për të vijuar i qetë drejt titullit në Primera Division. Në fakt ky sukses i Los Blancos nuk ishte shumë i lehtë pasi deri 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Alaves ishte në lojë për të marrë një pikë.
Skuadra e Zidane, e shënoi golin e parë në të 31-ën me Benzema, por meritë në këtë finalizim kishte Carvajal, që i dha mundësinë e goditjes sulmuesit francez. Me gjithë dominimin e Realit goli i sigurisë erdhi vetëm në minutën e 85-të teksa Isco i shërbyer nga Ronaldo gjeti rrjetën në një pozicion të prirët.
I çliruar psikologjikisht Reali shënoi të tretin me Nachon, që u gjend në kohën dhe vendin e duhur pas një topi të kthyer nga traversa. Ndërkohë në Sanchez Pizjuan Sevilla u ndal në barazim 0-0 me Sporting Gijonin, duke humbur edhe më shumë terren ndaj Atleticos për vendin e tretë.