Reali, ofertë 65 mln euro plus Varane për Alabën

Reali i Madridit duket se do të synojë me forcë t’i rrëmbejë mbrojtësin David Alaba gjermanëve të Bayern Munchen. Në orët e fundit, nga Madridi bëhet e ditur se është bërë një ofertë e re për blerjen e tij: 65 milionë euro “cash”, përfshi kartonin e mbrojtësit francez Varane. E megjithatë, gjigantët bavarezë duket se fillimisht i kanë rezistuar kësaj oferte, duke i kthyer përgjigje negative madrilenëve.
Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e kësaj të enjteje nga e përditshmja spanjolle “AS”, por jehonë i është bërë edhe nga shtypi britanik. Zidane duket se ka gjetur te mbrojtësi austriak profilin e duhur për të forcuar repartin e mbrojtjes së “Los Blancos” -ve. Gjithsesi në Mynih, Alabën e vlerësojnë në rreth 80 milionë euro, ndaj dhe kanë refuzuar ofertën e parë të Realit, por duke lënë ende një shteg të hapur për realizimin e kësaj tratative… Bayern është shfaqur i gatshëm të hyjë në tratativa, nëse në këtë transferim madrilenët do të përfshijnë edhe portugezin Pepe.

Exit mobile version