Reali, ofertë për Donnarummën

Pak ditë më parë puthi fanellën e Milanit, njëfarë premtimi besnikërie, por në futboll asnjëherë nuk mund të jesh i qetë, kështu dhe tifozët kuqezinj në lidhje me fatin e një prej zbulimeve më të mëdha të këtyre viteve të fundit. Gigio Donnaruma i ka magjepsur të gjithë, por problemi është se në ndjekje të tij tashmë është vënë edhe Reali i Madridit. Nëse në Itali Donnaruma konsiderohet si trashëgimtari i Buffon, te Reali dy vjet pas largimit të Casillas, ende janë dëshpërimisht në kërkim të një trashëgimtari të denjë.
Portieri i Milanit ka mahnitur Europën dhe nëse verën e ardhshme tentativa e disatë e Realit për të arritur te De Gea do të dështonte, Donnarumma mund të detyrojë Los Blancos të zgjidhin qesen, për të arritur te një portier që jep garanci për shumë vjet. La Liga fitohet duke blinduar portën, ndërsa Reali këtë sezon edhe pse kryeson ka pësuar më shumë se një gol për ndeshje. Klubi madrilen do të ishte gati të plotësonte të gjitha kushtet, jo vetëm ekonomike të Milanit që dëshiron t’i rinovojë kontratën Donnarummës deri në vitin 2020.
Për të kënaqur portierin, i cili dëshiron të mbajë veshur fanellën kuqezi derisa të kuptojë se cila do të jetë e ardhmja e Milanit, por edhe për të lejuar një rritje të mëtejshme të kartonit të tij, që edhe tani e ka kaluar vlerën e 50 milionë eurove. Veç të tjerash tifozët e Milanit kështu do të mund të qetësoheshin duke fituar pak besim, në pritje të ditëve më të mira.

Exit mobile version