Në prag të përballjes vendimtare të sezonit për Real Madrid-in, lojtarët kanë vendosur të organizojnë një darkë së bashku mbrëmjen e së hënës në restorantin “Bibo” në Madrid. Një lëvizje e zgjuar nga “Los Blancos”, për të treguar se janë të bashkuar dhe gati për t’u përballur me Ajax në Champions League.
Megjithatë, mungesat në këtë mbrëmje kanë ngritur dyshime: i pari që nuk u është bashkuar shokëve ishte Keylor Navas, i cili ka pohuar se nëse nuk është numri 1 atëherë më mirë të largohet. Në listën e mungesave ishin edhe Gareth Bale dhe Toni Kroos.
Nga lojtarët pjesëmarrës, disa vendosën të shkonin bashkë, si Casemiro me Vinicius Junior, Raphael Varane dhe Karim Benzema, apo grupi i ri i përbërë nga Fede Valverde, Brahim Diaz, Marcos Llorente dhe Sergio Reguilon, ndërsa Marcelo, Mariano Diaz dhe Thibaut Courtois kishin vendosur të shkonin në këmbë.
Luka Modric, Jesus Vallejo, Isco, Marco Asensio dhe Dani Cabellos shkuan vetëm, por me makinë.
Atmosfera e mirë ka dominuar dhe kjo atmosferë nuk ka qenë surprizë, pasi është e qartë që ka një rritje të Realit në javët e fundit.
Kapiteni Sergio Ramos beson se ka ende kohë për të bërë një sezon të mirë, pavarësisht diferencën prej 10 pikësh me Barcelonën.