Reali pendohet për Moratën

Reali i Madridit është ndalur dy herë në barazim në këtë start të La Liga-s dhe ajo që duket se shqetëson më shumë trajnerin Zidane është fakti se skuadra nuk është se nuk krijon raste, por mungon finalizimi i tyre. Mediat spanjolle shkruajnë se francezi është penduar në lidhje me merkaton verore, sidomos me largimin e Alvaro Moratas, që la Madridin për Chelsea-n në Londër.
Situata bëhet akoma më alarmante nga dëmtimi i Lucas Vasquez e Asensios dhe Gareth Bale që nuk bind. Për këtë, siç raportojnë në Spanjë, Zizu u ka kërkuar drejtuesve që të vihen në kërkim të një lojtari me karakteristikat e Alvaro Moratas dhe t’ja vendosin atij në dispozicion në merkaton e janarit.
Gareth Bale gjatë kësaj vere u përmend shpesh në zërat e merkatos së transferimeve për një kalim të mundshëm te Manchester United, por në fund ai qëndroi te Real Madrid. Në një intervistë të dhënë për “Daily Mail” uellsiani theksoi se preferoi fitimin e titujve me skuadrën merenges kundrejt kalimit në “Old Trafford”. “Gjithnjë ka një arsye për një futbollist në rast largimi nga ndonjë skuadër”, tha Bale, “por ajo që ka më shumë rënësi është fakti që shikon trofetë e fituar kur kthen kokën dhe sheh prapa”.
Bale është përballur me shumë kritika gjatë qëndrimit të tij në Madrid dhe tifozët e Realit e kanë fërshëllyer shpesh. Sulmuesi 27-vjeçar i ka pranuar këto kritika duke deklaruar se është diçka normale kur bën pjesë te një prej klubeve më të mëdhenj të Evropës për të shtuar se beson se do të përmirësojë akoma më shumë lojën e tij.

Exit mobile version