“Reali po kalon një periudhë të vështirë”, Diego Simeone flet pas eliminimit nga Championsi: Ja e vërteta me penalltinë e Alvarezit

Atletiko Madridi është jashtë Ligës së Kampioneve pasi u eliminua me penallti nga rivalët e qytetit, Realit. Trajneri Diego Simeone dha vlerësimin e tij për 120 minutat në ‘Metropolitano’, në të cilat ai beson se skuadra e tij do të kishte qenë plotësisht fitues i merituar i kësaj ndeshje.

“Nuk do të flisja për fat. Do të flisja sa ndihem krenar për skuadrën që kemi, mënyrën se si garojmë gjithmonë dhe kjo do të mbetet në historinë e këtij procesi që kemi në klub. Ishte një ndeshje e kontrolluar shumë mirë në çdo kohë. Ne patëm raste për të shtuar rezultatin, nuk patëm saktësinë në fund, ata kontrolluan posedimin pa raste. Erdhi penalltia, ata humbën dhe mendoj se bëmë një lojë të pabesueshme. Jam krenar për lojtarët tanë. Sigurisht ata na mundin gjithmonë në Ligën e Kampioneve, por ata e kanë të vështirë, ata me të vërtetë po kalojnë një kohë të keqe”, ka thënë fillimisht Simeone.

Trajneri reagoi edhe për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez nga VAR.

“Penalltitë nuk punohen, janë të ndryshme në ndeshje. Ata më thanë se Julian duket se e prek ose nuk e prek topin kur gjuan, por nëse gjyqtari e konsideron sikur e ka prekur, atëherë do të ketë qenë kështu”, përfundoi argjentinasi.

Exit mobile version