Reali rekord negativ, Perez nxjerr celularin dhe çmend rrjetet sociale

Rekord negativ, 481 minuta pa shënuar. Goli i Marcelo-s ka ardhur më pas, por është e vetmja notë pozitive e një tjetër dite që duhet harruar sa më shpejt nga Real Madrid.
Levante, në fakt, ka mposhtur madrilenët në “Bernabeu”, që ka mbuluar lojtarët e Lopetegui me vërshëllima. Kanë qenë dy goditje të shpejta të miqve që kanë nxjerrë jashtë lojë Real-in dhe mbrojtjen vendase, me një Varane që duket më shumë i denjë për një film “horror” , sesa për “Topin e Artë”.
Trajneri, gjithsesi, nuk është shprehur i shqetësuar. “Pozicioni im? Për momentin është gjëja e fundit që mendoj”, ka thënë pas ndeshjes ish-trajneri i Real Madrid. Por mund të jetë gjëja e parë për të cilën mendon presidenti Perez, që në minutën e 30-të të takimit është kapur në tribunë me celular në dorë.
Natyrisht, rrjetet sociale nuk janë përmbajtur, me disa që kanë shkruar se po nxirrte një lajmërim pune për vendin e trajnerit dhe të tjerë që kanë thënë se po kërkonte në google se ku kishte përfunduar Sergio Ramos i vërtetë.
Ndryshime në horizont? E vështirë të ndodhë, duke parë se dy ndeshjet e ardhshme të Real do të jenë kundër Viktoria Plzen në Champions League dhe kundër Barcelona-s në kampionat. Një ndryshim në stol mund ta përkeqësonte situatën.

Lopetegui: Kjo është gjëja e fundit që mendoj
Humbja e tretë, në katër ndeshjet e fundit! Situata te Real Madrid nuk paraqitet dhe aq e mirë dhe pozicioni i Julen Lopetegui çdo ditë e më tepër po shihet me dyshim.
Në përfundim të ndeshjes me Levanten, ku u mundën me rezultatin 2-1, ish- trajneri i kombëtares spanjolle u është përgjigjur interesit të gazetarëve, duke deklaruar se nuk po mendon për të ardhmen e tij, duke theksuar se për të, tashmë më e rëndësishme është ndeshja e radhës. Gjithashtu, ai ka vlerësuar lojën e të tijve dhe nisur nga kjo ka thënë se pas këtij takimi ndihet më i motivuar se kurrë.
E ardhmja: Tani për tani është gjëja e fundit që mendoj. Tani mendoj vetëm të stërvitë djemtë dhe të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme që e kemi pas tre ditësh.
“Mallkimi” i golit: Futbolli varet nga golat dhe ne e kuptojmë që kemi bërë gjithçka që duhet për të shënuar, kemi pasur shumë mundësi. Nuk shënuam dhe futbolli i ka këto. Ne duhet të ndryshojmë dinamikën për të fituar lojën, kemi goditur më shumë se 30 herë portën.
Gjendja psikologjike e trajnerit dhe e ekipit: Ndihem më i motivuar se kurrë për të vazhduar, sepse ekipi ka dhënë gjithçka në fushë. Herët apo vonë do të vijë fitorja. Lojtarët janë të trishtuar, por me dëshirën për të ngritur kokën lart dhe tek ndeshja e radhës. Kanë hequr dorë nga jeta e tyre personale që të dalin nga kjo situatë.
Të njëjtat argumente për krizën te Real: Unë nuk i shpjegoj gjërat për të bindur askënd, por për të treguar se çfarë ka ndodhur .

Exit mobile version