Reali u ‘mbyll dyert’ milanezëve

Drejtori i përgjithshëm i Realit të Madridit, Angel Sanchez, ka deklaruar se klubi spanjoll nuk ka ndërmend të shesë mesfushorin kroat, Mateo Kovaçiç. Ai u shpreh se Zidane beson shumë te djaloshi dhe klubi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një mesfushor, që mund të luajë pa problem si titullar në formacion.
“Jemi të lumtur që Kovaçiç u rikthye, sepse siç e tregoi në vitin e fundit, është mjaft i rëndësishëm për skuadrën. E vërteta është që kemi pasur interesim për të nga disa skuadra, përfshi edhe milanezët Inter dhe Milan, por nuk kemi ndërmend ta shesim as në janar dhe asnjëherë. Ai është një mesfushor me mjaft klas, te i cili besojmë shumë dhe Zidane e përdor shpesh si titullar, ndaj nuk kemi ndërmend të heqim dorë prej tij”, tha Sanchez. Pra, mesa duket, 2 skuadrat e Milanos duhet të fillojnë të studiojnë ndonjë profil tjetër për mesfushën e tyre, pasi rruga për te Kovaçiç duket se është e pakalueshme.

Exit mobile version