Barcelona i dha një leksion futbolli mbrëmë në shtëpinë e vet, Realit të Madridit. Të besuarit e Hansi Flik shkëlqyen me 4 gola kundër rivalëve të përjetshëm.
Por ajo që bie në sy është se kampionët në fuqi u mposhtën nga “fëmijët” e blaugranave. Në 11-shen titullare, 6 futbollistë ishin më pak se 22-vjeç.
Pau Kubarsi (17 vjeç), Lamin Jamal (17 vjeç), Mark Kasado (21 vjeç), Fermin Lopez (21 vjeç), Alehandro Balde (21 vjeç) dhe Pedri (21 vjeç).
Kjo është hera e parë që ndodh pas 108 vitesh gjatë përballjeve Real-Barça.