Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë. Ai ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit të vlefshme për La Liga 2.
Falë realizimit të tij kundër Malagës, beratasi është përfshirë në formacionin e javës të përzgjedhur nga “Sofa Score”. Futbollisti është vlerësuar me notën 7.6.