Reduktohet dënimi i Pogbas, mesfushori francez do të rikthehet të luajë për Juventusin që këtë sezon

Paul Pogba do të jetë në gjendje të rikthehet në stërvitjet e Juventusit në vetëm 12 javë pasi t’i reduktohet dënimi për doping.

Mesfushori u pezullua për katër vjet në shkurt pasi doli pozitiv për substancën e ndaluar DHEA.

Megjithatë, ndalimi i tij tani është reduktuar në 18 muaj nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, raporton Daily Mail.

Ai tani do të jetë i lirë të kthehet në stërvitje me gjigantët italianë në janar si rezultat o këtij vendimi. Ndërkohë, ai mund të fillojë të luajë sërish ndeshje nga marsi i 2025-ës.

Gjoba fillestare e Pogba gjithashtu është lënë mënjanë, shton raporti.

Artikulli paraprakÇfarë është virusi vdekjeprurës Marburg që po përhapet në Afrikë dhe sa e rrezikuar është Evropa? Ende nuk ka një vaksinë
Artikulli tjetërPrapaskenat e drejtimit të NATO-s, Jens Stoltenberg rrëfen “sekretet” e aleancës më të fuqishme në botë!