Anëtari i Kryesisë së PD, Indrit Sefa, i ftuar në Report Tv, ka folur për çështjen e pronës, duke prezantuar propozimet programore të demokratëve, të shpalosura në 1 qershor. Në lidhje më pronën, Sefa shpalosi vizionin e PD për reformën e pronës, që sipas tij është një çështje identitare e kësaj force politike.
Në programin e hartuar nga 100 ekspërtë të fushave të ndryshme, problemet e pronës do të zgjidhen menjëherë dhe pa burokraci. Për të është parashikuar kthimi i mënjëhershëm aty ku është e lirë dhe kompensim me vlerë tregu ku është e zënë. Më tej programi i PD parashikon lëshimin e bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës.
“Ne do të bëjmë pasqyrimin total në hartë digjitale të të gjithë vendimeve të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Së pari për të gjithë ato territore që janë bosh dhe janë në pronësi të shtetit dhe mund të kthehen fizikisht, do të kthehen menjëherë fizikisht te ish pronarët, pa u marrë me procedura të ndërmjetme, duke vlerësuar dhe kthimin aty ku është e mundur. Në rast se nuk është e mundur do të bëhet kompensimi me një pronë që ish pronarët ose… se nuk duhet përmednur dhe termi ish pronar me thënë të drejtëm por pronarët të cilëve u është hequr e drejta e pronësisë në mënyrë të padrejtë nga sistemi komunist, do të kompensohen me një pronë diku tjetër që është përsëri pronë shtetërore dhe për të cilën ata japin pëlqimin. Dhe në rast të kundërt, në rast se ata nuk duan kompensimin fizik, do të marrin kompensimin monetar.
Kompensimi monetar do të bëhet me vlerën e tregut, me vlerën aktuale të pronës dhe do të subvencionohet në bonot që do të lëshojë shteti shqiptar, të cilat do të jenë në vlerë të plotë. Por, pronarët nuk mund ta tërheqin këtë shumë financiare menjëherë, ata mund të tërheqin vetëm 20% të kësaj vlere në vit. Çka do të thotë pronarët e kanë të garantuar në bankë me bonot shtetërore, por ata nuk mund ta tërheqin të gjithë shumën përnjëherë. Kjo do të bëjë të mundur edhe investimin e një shumë dhe kapitali shumë të madh të pronarëve dhe vlerës së kompensimit për ta futur përsëri në treg, por shteti shqiptar zgjidh një herë e përgjithmonë këtë borxh të madh që i ka kësaj shtresë, sidomos Partia Demokratike që i ka një borxh të jashtëzakonshëm. Kjo është një zgjidhje që mendojmë që do të jetë një zgjidhje e përhershme dhe përfundimtare e kësaj çështjeje.
Ndërsa pasqyrimi i të gjithë vendimeve të komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në një hartë digjitale, për të parë nëse aty ka mbivendosje ose ka harta të vendosura në mënyrë të tillë të padrejtë, pastaj do të krijohet një program shumë herë më i detajuar se si do të jenë hapat konkret që Partia Demokratike do të ndërmarrë. Por në terma të përgjithshëm, do të jetë fokusi në kompensimin në natyrë aty ku i takon pronarit, ku është toka e lirë dhe pronari do marri tokën e tij. Kompensimi fizik atje ku është e mundur dhe pronari jep pëlqimin për ta marrë, dhe kompensimi financiar me bonot shtetërore që diskutuam më sipër” – tha Sefa
Sekretari për çështjet ligjore në PD gjithashtu foli edhe për një pikë tjetër të programit të PD, siç është ajo për decentralizimin e pushtetit vendor dhe rendin publik. Sefa shpjegoi se policia e rendit do të jetë ajo që do të merret me ruajtjen e qetësisë publike dhe me të gjitha veprimtarit e qytetarëve dhe do të jetë në varësi të bashkisë. Ndërsa xhandarmëria kombëtare do të jetë policia kriminale po e themi, ajo që do merret me krimet e rënda dhe do jetë një strukturë e specializuar dhe do jetë në rang kombëtar. Sipas tij, kjo do të rrisi cilësinë e hetimeve dhe do të lehtësojë punën e prokurorëve dhe gjykatave në dhënien e vendimeve penale.
“Ne jemi të fokusuar që me decentralizimin e pushtetit vendor. Dhe normalisht duke decentralizuar pushtetin vendor, ne duam që pushteti vendor të ketë ato kompetenca të cilat janë thelbësore dhe janë në shërbim të qytetarëve. Policia që ne mendojmë që duhet të jetë në shërbim komunitar, policia e rendit ajo që do të merret me ruajtjen e qetësisë publike dhe me të gjitha veprimtarit e qytetarëve do të jetë në varësi të bashkisë dhe do të jetë në administrim të pushtetit vendor. Ndërsa xhandarmëria kombëtare do të jetë policia kriminale po e themi, ajo që do merret me krimet e rënda dhe do jetë një strukturë e specializuar dhe do jetë në rang kombëtar. Dhe kjo do jetë një polici shumë e specializuar që do të merret me hetimin e rasteve të rënda të kriminalitetit. Ndërsa për të gjithë rastet e tjera, për ruajtjen e qetësisë publike do të jetë policia normale që do të jetë, policia në varësi të bashksisë dhe të pushtetit vendor, po normalisht në bashkërendim edhe me organet e pushtetit qëndror të rendit dhe të Ministrisë së Brndshme. Patjetër që ky do jetë një hap cilësor për decentralizimin e pushtetit dhe për ardhjen e shërbimit të qytetarëve aty ku është më e nevojshme dhe në hap të dytë garanaton cilësinë dhe efektivitetin e hetimeve të rasteve më të rënda krimnale. Duke pasur një trupë të specializuar të xhandarmërisë, ne mendojmë që zbulueshmëria dhe kapja e autorëve të veprave të rënda, do të rritet dhe do të jetë në një nivel më të lartë. Kjo mendojmë do të rrisi dhe cilësinë e hetimeve dhe do të lehtësojë punën e prokurorëve dhe gjykatave në dhënien e vendimeve penale” – u shpreh Sefa.