Reforma inovative arsimore në horizont/ Basha premton programe gjithëditore dhe drekë të garantuar. Ja disa prej risive të PD për rininë, punësimin dhe teknologjinë…

Programi i prezantuar nga kreu i PD, Lulzim Basha dhe ekipi i tij ka një fokus të posaçëm për rininë, arsimin, emigracionin, brain gain, punësimin rinor, teknologjinë dhe inovacionin. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Basha ndau propozimet e ekspertëve në fushat e lartpërmendura, duke premtuar një transformim rrënjësor në qeverisjen e PD:

– Në ditët e para të Qeverisë së saj, nis punën për rikonceptimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, në bashkëpunim me botën akademike, ekspertët më të mirë dhe studentët shqiptarë;

– DYFISHIM I BUXHETIT PËR ARSIMIN;

– Rritje 60% e pagave të mësuesve;

– -Por pa diskutim pika e kthesës për gjtihë arsimin parauniversitar dhe për prindërit do të jetë shkolla gjatë gjithë ditës me drekë të garantuar për gjithë nxënësit. Në këtë koncept shkolla do të qëndroj e hapur prej orës 8.00-16.00. Pas orarit të mësimit, nxënësve do tu ofrohet mundësia për përvetësimin e dijeve, mësimin e gjuhëve të huaja dhe të aftësimin në TIK si dhe veprimtari kulturore dhe artistike. Për këtë qëllim do të anbgazhohen 7500 specialistë të fushave të mësipërme;

– Hapja e qendrave inovative per fëmijë dhe të rinj; kampuse të mëdha në 4 qytete të Shqipërisë ku fëmijët dhë të rinjtë do të trajnohen për fushën prioritare të të gjitha zhvillimeve në botë vitet e fundit: teknologjinë;

– Lehtesirat fiskale, mbeshtetje me grante ose programe garancie shteterore per biznese qe hapen nga te rinjte deri 30 vjeç;

– Ndërton brenda mandatit të parë 3 kampuse universitare: në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër;

– Rishikon skemën e mbështetjes fiananciare me bursa studentore, bazuar në tre parime themelore: gjendja ekonomike, meritokracia dhe prioritetet kombëtare. Siguron paketë mbështetesë financiare për studentët, pra më shumë studentë që ndjekin universitetet, pra, më shumë të ardhura për familjet shqiptare;

– Siguron bursë të plotë për çdo student (në ciklin e parë apo të dytë) në familjet me të ardhura të ulta, bursë të plotë për studentët ekselentë;

– Financon praktikën njëvjeçare pas studimeve për 10 mijë studentë, duke garantuar kështu lidhjen e tyre me tregun;

– Financon bursa për studentët dhe doktorantët ekselentë në 15 universitetet më të mira në botë, si dhe promovon programin për thithjen e trurit, larg nepotizmit dhe ndërhyrjes politike, por bazuar në meritokraci. “From: brain drain to brain gain”.

Postimi i Kreut të PD:

Shqipëria meriton më shumë!
Ndriçim Mehmeti, Flutura Açka, Blendi Sulaj, Andia Ulliri, Endri Hasa dhe Alban Avdulla ofruan zgjidhjet tona për një transformim rrënjësor për:
RININË, ARSIMIN, EMIGRACIONIN, BRAIN GAIN, PUNËSIMIN RINOR, TEKNOLOGJINË & INOVACIONIN

Exit mobile version