Nga Alban Daci
Efektet e para të reformës në drejtësi nuk janë vetëm në shërbim të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në vend e rritjes së cilësi së drejtësis, por edhe në rritje të investimeve dhe të interesit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë!
Duket qartë se interesi i SHBA-ve është në një rritje domethënëse tashmë e pritet të hapet për herë të parë edhe Universiteti Amerikan i Teknologjisë dhe kjo është bërë si një njoftim nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë!
Më në fund SHBA po rikthejnë besimin për investime dhe kjo është ajo çfarë i duhet vendit! Sigurisht investimet e tyre do të rrisin cilësinë e sipërmarrjes dhe të rritjes ekonomike.
Modeli amerikan i sipërmarrjes është ai që nuk pranon oligarkët që e minojnë demokracinë dhe e cenojnë tregun e lirë.
Këto ditë pritet të inagurohet edhe Baza e Kuçovës pas një investimi prej 50 milion eurosh duke e rritur akoma më shumë sigurinë në vend! Ky investim është indicia më e mirë që falet interesit të SHBA-ve Sovraniteti i Shqipërisë po forcohet dhe nuk po cënohet ashtu siç kanë aluduar disa të tjerë për dy vjet duke propaganduar se po ndërhyhet në çështjet e brendshme!
Sovranizmi pa dyshim që në ditët e sotme është populizëm dhe demogagji! Ndërvaresia ndërkombëtare dhe proceset në të cilat është përfshirë Shqipëria nënkupton lëshimin e një pjesë të sovranitetit tonë në të mirën e sigurisë tonë kombëtare dhe në forcimin e saj në arenën ndërkombëtare!
Prandaj, Shqipëria nuk humb asgjë nga intensifikimi i marrëdhënieve me Shba-të, por mund të ndjehet e privilegjuar për pozitën e saj strategjike që ka me partnerët! Shqipëria do të hap kapitujt për të avancuar anëtarësimin e saj të plotë në BE që nënkupton akoma më shumë lëshim të sovranitetit të saj ashtu siç kanë bërë vendet që e themeluan atë ose të tjerët që i janë bashkëngjitur më vonë!
Teoria e imperializmit anglo-amerikan që është kthyer në këto dy vite në diskursin e politikës shqiptare është e rrezikshme për vendin dhe ju shërben vetëm disave që interesat e tyre personale i kanë vendosur mbi interesat e shqiptarëve.
Aleanca me Shba-të është gjëja më e rëndësishme që për fat të mirë e ka Shqipëria duke pasur parasysh edhe faktin se siguria ndërkombëtare është kthyer në prioritetet e vendeve sovrane duke pasur parasysh ngjarjet që po ndodhin ose që mund të ndodhin në vazhdim!
Shqiptarët nuk humbin asgjë nga amerikanët, madje forcojnë demokracinë, rrisin ekonominë, forcojnë sigurinë e po ashtu e bëjnë me të fortë prestigjin ndërkombëtar të Shqipërisë në Rajon dhe me gjerë!: