Reforma Zgjedhore: 3 kërkesat e opozitës!

Përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e Këshillit Politik, Oerd Bykykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkuan mbylljen sa më shpejtë të reformës zgjedhore, duke e rinisur atë me propozimet e opozitës të lëna pa përgjigje nga qeveria.

3 janë kërkesat e opozitës:

1. Reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri në 31 maj.

2. Në këtë funksion, takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimit online.

3. Puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qendrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani.

Artikulli paraprakJa që tym në Ministri paska pasur/ Spahia pyet Manastirliun: Pse “incidenti” ndodhi pas orarit të punës?
Artikulli tjetërBarbarizëm stalinist mbi objektet e kultit dhe besimit fetar