Reforma zgjedhore/ Basha: Duhet vullnet politik për të prerë lidhjet e politikës me krimin

Në një intervistë për emisionin “Përballë” në RTSH, lideri i opozitës Lulzim Basha foli edhe për reformën zgjedhore.

Sipas tij, vendi nuk ka nevojë për një tjetër korrigjim ligjesh, por vullnet mes palëve për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin.

Kryedemokrati shtoi se, PD dhe opozita janë gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare që nesër.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Kushti i parë i Bundestag-ut është realizimi i Reformës Zgjedhore, edhe Mathew Palmer ditët e fundit thoshte se “kam një mesazh të fundit për opozitën jashtë parlamentit, ka një rrugë për ju, merreni, bojkoti nuk ju ka sjellë fuqi më të madhe politike dhe nuk ka mundur që të imponojë zgjedhje të parakohshme. Merrni këtë mundësi, negocioni në mirëbesim për reformën elektorale që kërkoni.”

Basha: Ajo që ne kemi bërë është pikërisht kjo. I takonte partisë në pushtet dhe kryeministrit të bënin ofertën e tyre, siç ia ka përsëritur në mënyrë domethënëse në Tiranë dhe në Romë kryeministri Conte, por në fakt ka qenë…

Pyetje: Nëse kryeministri do të kishte shpallur zgjedhjet përmes rrugës parlamentare 45 ditë. A është PD-ja gati për zgjedhjet parlamentare?

Basha: PD-ja dhe opozita janë gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare që nesër. Gati me program, me ofertë, me vizion, me ofertë dhe gati për t’i fituar. Por Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar po bëjnë një betejë pa të cilën nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Beteja për t’i garantuar qytetarëve që të mos përsëritet më ajo që dëgjoi e gjithë bota në 2017-ën në Durrës, në Elbasan, në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë apo ajo që ndodhi në Dibër dhe i parapriu kësaj.

Exit mobile version