Reforma zgjedhore, Basha: Këta janë orientuar tek karrigia. Fillimisht tek karrigia e Alibeajt, tani na thonë hajdeni ju uluni tek një karrige tjetër që na ka caktuar Edi Rama

“Ndërsa këta janë orientuar tek karrigia. Fillimisht tek karrigia e Alibeajt, tani na thonë hajdeni ju uluni tek një karrige tjetër që na ka caktuar Edi Rama. Ndërkohë koha po mbaron dhe reformë zgjedhore nuk ka.” – u shpreh Basha gjatë intervistës së tij.

Basha: Pavarësisht se në procedurë është që ajo që kanë tani është shumë më pak se ajo që kishte opozita pak më parë. Pra është e qartë që thelbi është diçka tjetër, procesi është diçka tjetër. Procesi ka marrë një goditje të rëndë. Dhe formati në komisionin e reformës zgjedhore siç ishte deri para pazarit, kishte të të drejta të garantuara të opozitës. Në këtë format, është kokë a pil, është në dorën e Ramës. Po përtej kësaj po them këtë gjë, nëse këta janë të gatshëm të shkojnë përpara me propozime që shkojnë tej karakterit partiak dhe politik si listat e hapura, si votimi elektronik, si vota e diasporës, në veçanti këto të fundit, koha është tani se s’ka më kohë, nuk na intereson në, as nuk duam të jemi në çfarëdo formati. Edhe po të jetë me qilim të kuq dhe Edi Rama të shkojë atje, me Edi Ramën e me Damian Gjiknurin të përqafohen të puthen, po t’i sjellin këto propozime në Kuvend, kanë votën tonë. Gjithçka tjetër mbi këto që ne kemi kërkuar, fjala bie vetting i politikanëve apo zerimi i imunitetit të parlamentarëve, apo fuqizimi i rolit të SPAK-ut për krimet zgjedhore, të gjitha këto kanë votën tonë. Pra ne jemi të orientuar tek produkti, jo tek karrigia. Ndërsa këta janë orientuar tek karrigia. Fillimisht tek karrigia e Alibeajt, tani na thonë hajdeni ju uluni tek një karrige tjetër që na ka caktuar Edi Rama. Ndërkohë koha po mbaron dhe reformë zgjedhore nuk ka.

Exit mobile version