Analisti Fitim Zekthi thotë se reforma zgjedhore nuk do e zgjidhë krizën politike në Shqipëri, megjithëse nga mbledhja e komisionit të premten, do të arrihet diçka.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se vetëm ndërhyrja e ndërombëtarëve mund të japë zgjidhje.
“Mendoj se diçka do të arrijë nga ai komision. Reforma zgjedhore nuk do t’i zgjidhë hallet e Shqipërisë. Por mund të ndihmojë që diçka të lehtësohet, por krizën sistemin politik mund ta zgjidhin vetëm ndërkombëtarët dhe SPAK. Mjete politike për të zgjidhur krizën nuk ka mbetur më. Pa ndërkombëtarët nuk behet më gjë. Sistemi ynë është shumë i korruptuar. Ndërkombëtarët janë në kontakt me partitë, janë në kontakt me njerëzit. Edhe kjo që bën SPAK, është pjesë e presionit apolitik, por i bën njerëzit më të përgjegjshëm.
Komisioni i reformës zgjedhore do të funksionojë. Lëvizja e nisur nga Sali Berisha, ka qenë lëvizje për ta marrë nën kontroll Partinë Demokratike, si ombrellë, që do t’i duhej kësaj lëvizjeje. Lëvizja ka qenë për këtë qëllim, ka dështuar”, theksoi ai.