Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi deklaroi se pa dekriminalizim zgjedhjesh, votim dhe numërim elektronik si dhe identifikim biometrik të zgjedhësve Reforma Zgjedhore do të ishte e paplotë. Në një prononcim për mediat, deputeti demokrat tha se çështja është dekriminalizimi i zgjedhjeve, por Reforma Zgjedhore pa një luftë kundër krimit e ka të pamundur. Bylykbashi deklaroi se PD ka tre prioritete në lidhje me Reformën Zgjedhore që janë: Votimi elektronik, numërimi elektronik dhe identifikimi biometrik. “Çështja është, absolutisht dekriminalizimi i zgjedhjeve. Ne kërkojmë jo vetëm heqjen e kriminelëve, por për shitblerjen e votes, pasi është krim, duhet ndëshkuar, duhet ndjekur nga afër përdorimi i presionit për zgjdhjet për vendet e punës po mbi të gjitha ka bërë që bandave kriminale u është thonë do merrni konçesione apo tendera vetëm blini vota, duke u përfshirë në lidhje kriminale. Ato i sollën kriminelët në pushtet. Mbjellja dramatike e Shqipërisë me droge për të blerë zgjedhjet që prodhon para, për të blerë pushtetin Edi Rama me të tijët. Saimir Tahiri, ka marrë para që i ka përdorur për të blerë zgjedhjet. Këtu në Shqipëri vazhdon ky problem, Reforma Zgjedhore pa një luftë kundër krimit e ka të pamundur. Duhet forcimi politikës penale, ngushtimi hapësirave për shitblerje vote, karta falco, korruptimi komisionereve për të gjitha këto. Këto do na bëjnë të reduktojmë këtë fenomen, lista e zgjedhësve, përdorimi i administratës, ka probleme shumë të rënda. Probleme financiare, duhet të rritet transparenca, shitblerja votës, media, përdorimi i administratës. Media që hesht, një seri problemesh, të zgjidhen për të garantuar një fushë loje të njëtrajtshme për të gjithë, kemi votim, por jo zgjedhje. Është votuar për emigrantë, merret karta kundrejt pagesës dhe votojnë vetë. Aspekte kriminale të zgjedhjeve duke i kriminalizuar i rrezikon demokracinë. Prioritet i përbashkët me qeverinë është të përfshijmë në zgjidhje emigrantët. Tre janë prioritetet tona, votimi elektronik, numërimi elektronik dhe identifikimi biometrik. Na duhet një istitucion i pavaraur, në gjithë këtë hark kohor duhet të zgjdhim modelin më të mirë të zgjedhjeve. Duhet të jetë një institucion i pavarur që mos t’i bëhet presion”. Ai foli për rëndësinë e konsensusit politik për realizimin e një reforme të plotë zgjedhore. “Ne në këtë fazë jemi marrë me një vendim konsensual që të fillojë puna. Nuk duam komisionerë të emëruar nga e majta e djathta, komisioner politik. Duam të fusim teknologjinë, numërimi elektornik identifikim biometrik. Urojmë të vazhdojë me mirëbesim, e rëndësishme, është vendimi të fillojë puna me shpejtësi për implementimin e modeleve që do përzgjidhen”, tha ai.