Reformë jo shaka! Rama të çon në SPAK, ky i fundit vepron menjëherë!

Nga Ylli MANJANI

Lajm:

“…Do ju çoj në SPAK…” – u thotë Rama ministrave.

Vu lajmet. Faqet e para të gazetave. Breaking news-et. Në darkë bëhet dhe një arrest shtëpiak. Prapë Rama në lajme.

Rama të çon në SPAK. Ky i fundit vepron menjëherë.

Mirëpo asnjërit prej lajmeve nuk i bën përshtypje më lidhja e drejtpërdrejtë Rama-SPAK!!! Rama denoncon, SPAK-u vepron.

Asnjërit prej lajmeve nuk u shkon ndërmend t’i referohet ligjeve që thonë se, SPAK është i pavarur. Pavarësia është në radhë parë nga Kryeministri.

SPAK u shpik për t’iu sulur Kryeministrit dhe jo për t’i zbatuar urdhërat/sugjerimet/denoncimet publike të Tij, me qëllim të pastër politik.

Asnjë lajm nuk e sheh këtë sjellje vetëdenoncuese të Kryeministrit si kontroll ose minimalisht ndikim në pavarësinë e SPAK!!!

*****

Morfologjisë së fjalive të lajmeve, krahas koncepteve klasike:

Kryefjalë-SPAK.

Kallëzues- opozita/individët/shoqatat

I shtohen edhe:

Urdhëruesi- Kryeministri

Rrethanorët- Ambasadorët…

Reformë jo shaka!

Artikulli paraprakAvokatja e “Aleancës për Teatrin” padit Veliajn në SPAK, a do të merret i pandehur skuthi i Bashkisë?
Artikulli tjetërMedia gjermane: Drejtësia e re dhe të korruptuarit “e paprekshëm” në Tiranë!