Refuzoi të paguante gjobën e krimit, kush është biznesmeni i plagosur

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për plagosjen e një biznesmeni në Shkodër. Në një postim ne Facebook, Berisha shkruan se, qyteari i Shkodrës ndodhet nën sumdim të plotë të bandave. “Forca e krimit godet ne Shkoder, qytet qe ndodhet ne sundimin e plote te krimit!
Kriminelet derdhin bresheri plumbash ndaj biznesmenit qe duket se ka refuzuar gjoben e vrasesve. Autoret po degjonin llogollogjine e Xhafes ne takime elektorale.
Duke denuar kete akt te shemtuar denoncoj dhe nje here gjendjen katastrofale te rendit dhe sigurise ne qytetin e Shkodres ku bandat bejne ligjin!”, shkruan Berisha.
Gjatë mesditës së sotme, biznesmeni Xhevat Vataksi u plagos me armë zjarri në Shkodër. Mësohet, se Vataksi është transportuar me urgjencë në spital ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në këmbë, por gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Darragjat.
Mësohet dhe se biznesmeni është 60 vjeç. Ai zotëron disa biznese në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë. Si dhe së bashku me vëllezërit ka në pronësi restorantin e njohur në hyrje të Shkodrës “Vëllezërit Vataksi”.
Po ashtu një plagosje me armë ka ndodhur në fshatin Kamenicë në Malësi të Madhe pas një konflikti të çastit. Dy vëllezër me iniciale L.H 42 vjeç dhe L.H, 48 vjeç kanë plagosur me shtetasin Y.B 32 vjeç. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Exit mobile version