Refuzoj me përbuzje pushtetin ordiner të Edi Ramës!

Erl KODRA

Unë e di se çfarë ndodh kur veglat e devotëshme shprehin besnikërinë e tyre; ngjarje të tmerrshme dhe gjak i pafajshëm derdhet pa kursim. Po, saktësisht kjo ndodh; nuk kursehen jetët e askujt në të gjitha kuptimet. Jetët shkelen me këmbë, me dhunën e veglave të sistemit; akuzohen, poshtërohen, arrestohen, burgosen, torturohen dhe vriten pa mëshirë.
* Terroristi Enver Hoxha u zhdukte edhe varret, pa gjurmë, pa shenjë, pasi i masakronte viktimat, sigurisht. Llahtaria që ky përbindësh mbolli ndër shqiptar është e pakrahasueshme. Tmerri dhe ankthi nga veglat e verbëta të rregjimit terrorist u bë pjesë e jetës. Hetuesi, Operativi i Sigurimit, I Plotëfuqishmi, Hafija, Fuksi, Sekretari i Partisë dhe Komunisti ishin ingranazhet që grryenin mish dhe thyenin kocka shqiptarësh.
Fatmir Xhafa është njëri prej tyre. Ai është Hetuesi.
Hetuesi Fatmir Xhafa tani nuk është më thjesht një hetues. Tani është ngjitur në hierarkinë e së keqes; ai është Ministër i Brendshëm, ngjashëm me Koçi Xoxe dhe Kadri Hazbiu. Ai nuk është më vegla qorre e terroristit Enver Hoxha, por është disi më shumë; diçka mes veglës dhe ingranazhit në sistemin e ri të Shtetit të Mafias që ka ndërtuar Edi Rama.
Unë e di çfarë flas, jam i ndërgjegjshëm kur arsyetoj, shoh dhe dëgjoj shumë mirë, perceptoj dhe dalloj të keqen nga e mira.

Ndaj refuzoj me përbuzje retorikën e pushtetit ordiner të Edi Ramës, se vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa nuk është përfshirë në trafik ndërkombëtar droge gjatë gjithë këtyre viteve. E refuzoj sepse këtë fakt e di e gjithë Vlora, e di e gjithë Policia e Shtetit, e di çdo individ që ka një nivel pak mbi minimalen e inteligjencës njerëzore.
Problemi është se veglat e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës, domethënë veglat dhe instrumentet që duhej ta zbulonin dhe akuzonin mafiozin Agron Xhafa, nuk funksionojnë. Përkundrazi, ato janë kthyer në vegla që montojnë, fabrikojnë dhe fallsifikojnë fakte dhe dëshmitarë të rremë. Njësoj si në kohën e terroristit Enver Hoxha, por tani për llogari të perversit mafioz Edi Rama.
Po, Edi Rama është një pervers mafioz, që e kemi edhe Kryeministër. Tashmë kjo është një aksiomë. Prova e këtij pohimi është skena më e madhe e krimit në botë, Shqipëria. Bashkëpunëtorët e tij janë Qeveria Shqiptare dhe Grupi Parlamentar. Veglat e tij janë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, ish ministri dhe Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtuesit kryesor të saj. Edi Rama ekziston vetëm për të qeverisur punët dhe kontratat e mafias, për t’i përmbushur borxhet ndaj tyre.
***
Tani dua të kthehem tek një arsyetim i thjesht. Domethënë, tek ai lloji i arsyetimit, i barabartë me aritmetikën elementare, ngjashëm me shumën e numrave 1 + 1 = 2.

Nëse terroristi Enver Hoxha nuk do të gjente vegla të tilla që do të kryenin punët e pista për llogari të tij, a mendoni se do të mund të mbijetonte aq gjatë?!
Nëse këto vegla të ndyra nuk do t’i bindeshin terroristit Enver Hoxha, a do të mund të sakatonte kaq shumë jetë shqiptarësh?!
Po sikur Policia e Shtetit dhe Prokurorët e Republikës nuk do t’i binden si vegla qorre Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, çfarë mund të ndodh me Shqipërinë dhe shqiptarët?!
A ia keni bërë ndonjëherë vetes këtë pyetje?!
A mund t’i shërbeni qoftë dhe njëherë të vetme ligjit dhe dinjitetit, akuzës publike dhe interesit të shqiptarve dhe jo urdhërave të perversit Edi Rama?!
A e kuptoni se ju përfaqësoni zyrtarët më të rëndësishëm, gardian të ligjit dhe të interesave jetike të qytetarve shqiptar?!
Pse duhet ta lëmë veten në dorën dhe mëshirën e këtij frikacaku pervers dhe mafioz? Pse fatin tonë duhet ta shënojnë vetëm maskarenjtë dhe kusarët?
Mos mendoni se do të rroni njëmijë vjet?!
Tani gjeni sa është shuma e numrave 1 + 1 = ?

Artikulli paraprakAktivisti zbërthen Ramën: Ti ishe i sinqertë kur i gjuaje me celularë kokës ca bashkëpunëtorë të tu e ua quaje gratë kurva
Artikulli tjetërBerisha: Ai është rëndë, shumë rëndë dhe drejt vetvrasjes