“Refuzoni Aleancën për Shpëtimin e Metës”, Basha thirrje demokratëve: Tek Koalicioni Euroatlantik numri 4 keni demokratët e sakrificave,ish-të përndjekur, pronarë dhe sipërmarrës

Në emisionin “Log” në News24, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka bërë një thirrje tjetër për demokratët që po reflektojnë dhe që kanë reflektuar se shokët tuaj të sakrificave, në të gjitha betejat me Edi Ramën, ata që kanë protesuar me ju kundër korrupsionit të Edi Ramës, i kanë tek Koalicioni Euroatlantik, në lista të hapura.

Sipas tij, tek numri 4 ka 55 nga 140 kandidatë të përndjekur ose pasardhës të të përndjekurve, përfaqësues të pronarëve, të sipërmarrësve dhe demokratë të sakrificave.

Ai më tej tha se të shohin 1-shin mirë, pasi është i mbushur me njerëz të cilët kanë luftuar kundër demokratëve, që kanë bërë pazare me Edi Ramën, që kanë vjedhur pronën, që kanë poshtëruar të përndjekurit. Basha gjithshtu ironizoi duke thënë se zgjedhja është Koalicioni Euroatlantik numri 4 dhe jo ASHM- Aleanca për Shpëtimin e Metës.

“Thirrja ime për demokratët që po reflektojnë dhe që kanë reflektuar është: shokët tuaj të sakrificave, ata që ju kanë dalë për zot, në të gjitha betejat me Edi Ramën, ata që kanë protesuar me ju kundër korrupsionit të Edi Ramës, ministrave të tij, kryebashkiakëve të tij që janë arrestuar, i keni tek Koalicioni Euroatlantik, numri 4, në lista të hapura.
Shikojeni 1-shin mirë, se e keni të mbushur plote me njerëz të cilët kanë luftuar kundër demokratëve, që kanë nxjerrë demokratët në opozitë, që kanë bërë pazare me Edi Ramën, që kanë vjedhur pronën, që kanë poshtëruar të përndjekurit që i kanë dosjet e korrupsionit dhe dosjet e sigurimit të shtetit dhe ne kemi 55 nga 140 kandidatë të përndjekur ose pasardhës të të përndjekurve. Kemi përfaqësues të pronarëve, të sipërmarrësve, keni demokratët e sakrificave, partia e vërtetë demokratike në këto zgjedhje është Koalicioni Euroatlantik numri, 4 kurse ajo tjetra, ASHM- Aleanca për Shpëtimin e Metës” – tha Basha.

Exit mobile version