Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi takime me qytetarë dhe biznese në Njësitë 5 dhe 6. Në bisedat që patën me Bashën, shqetësimi i parë është mungesa e fuqisë blerëse dhe rritja e kostos së jetës me çmimet që janë të papërballueshme.
“Shikoje, vetëm treg nuk është, vetëm ne këtu. Nuk ka kërkesa, si do bëhet nuk e di, ça drejtimi do i jepet” – u shpreh një shitës në tregun e Kombinatit. Ndërsa një qytetare u shpreh, “Neve gjynah, pensionista, vemë aty ku është më lirë. Kur vuajmë për bukë goje me këtë rrogë që marr, vij te ky zotëria që ta marrë më lirë. Pse se marr tek marketi i madh unë, sepse se marr dot” – tha ajo.
Basha nga ana tjetër përsëriti se zbrazja e xhepave të qytetarëve dhe braktisja e bizneseve të vogla, vjen nga çuarja e parave te shokët e Ramës tek 7×7=313. Për t’iu përgjigjur këtyre problemeve, ai tha se ndryshimi fillon me votën për numrin 4, i cili do t’u kthejë paratë qytetarëve, të rinjtë mos të largohen dhe të shlyej borxhin ndaj ish-të përndjekurve.
“Lekët duhet të ktheehn në ekonomi, se sot janë në xhepat e shokëve të Ramës tek vendi, tek 313. Një ftesë për numrin 4 ditën e diel. Duhet të bëjmë gjithshka që t’i mbajmë këtu fëmijët shqiptarë, mos t’i lëmë me ik. E vetmja forcë politike me program të përndjekurit. Se të tjerët i kanë përdor nmë fushatë dhe sa kanë ardhur në qeveri i kanë harruar” – tha Basha.
Braktisja e qeverisë që u ka bërë qytetarëve në 12 vitet e fundit, shihet në zhgënjimin që shprehin dhe normalitetin që kërkojnë t’u rikthehet. “E di si është puna, duam të jetojmë si njerëz, që të vij ai fundi i muajit që të plotësojmë ato kushtet e fëmijës, se po rri në punë nga mëngjesi deri në darkë, nuk ia bëjmë bishtin punës. Po çështja është që të votojmë si njerëz” –tha qytetarja.
Basha u shprh se Koalicioni Euroatlantik përveç se vjen me një program për qytetarët, ka dhe një ekip normal, qytetarë model, profesionist të pa përfshirë në korrupsion më parë. Ai tha se kjo është një nga arsyet se pse duhet të votohet numri 4. Sipas tij, vota për 5-ën është për të nxjer shokët e Ramës nga burgu, ndërsa 1-shi fatkeqësisht është për të nxjerr Ilir Metën nga burgu.
“Që ta merrni vesh, 5-sa dihet se cfrarë merrni po ta votoni, hepet dera e qelisë, dalin shokët e Ramës nga burgu nga 313-ta. Paratë janë në xhepat e tyre, prandaj nuk kanë njerëzit, që po flisnim për tregun pak më përpara. Për fat të keq, votove 1-shin kësaj radhe, hapet dera, del Ilir Meta nga burgu. Programi që sjell nornmalitet, lista që sjell njerëz normal është numri 4, Koalicioni Euroatlantik” – tha Basha.
Ai më tej u shpjegoi qytetarëve edhe pikat kryesore të programit duke filluar me politikat për sipërmarrjen, familjet shqiptare, të rinjtë, pensionistët e deri tek ish-të përndjekurit.
Për sipërmarrësit:
• Vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%
• Heqja e TVSH për biznesin e vogël
• Lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme
Për familjet shqiptare:
• Subvencione për strehimin e çifteve të reja
• Dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare
• Deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë
Për të rinjtë:
• 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite
• Praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat
• Shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik
Për ish-të përndjekurit:
• Përmbylljen e plotë pas rishikimit sipas objektivave të dëmshpërblimit financiar për ish-të përndjekurit politikë dhe pasardhësit e tyre, në mënyrë të plotë brenda katër viteve të ardhshme.
• Trajtimin e statusit financiar të statusit të të përndjekurit politik me efekt retroaktiv të barazvlefshëm me statusin e ish-ushtarakut në Republikën e Shqipërisë.
• Zgjatja me efekt të menjëhershëm dhe deri në përfundim të procesit të shqyrtimit të mbi dy mijë dosjeve të mbetura pezull dhe të pashqyrtuara për mungesë të qartë të vullnetit politik.
• Rishikimin e vendimeve të padrejta të marrë për të paktën 1600 raste të persekutimit, përfshirë të ekzekutimit, në veçanti në periudhën shtator 1944, mars 1945.
Për pensionistët:
• Brenda katër viteve pensioni minimal 250 mijë lekë, pensioni mesatar 450 mijë lekë.
• Për çdo pensionist nën 300 mijë lekë një shumë fikse për të kompensuar çdo muaj faturën e energjisë, si dhe sa i takon barnave, rimbursim 100% i barnave.
Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë:
Ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje.