Sot në gjykatën e Matit në mbështetje të qytetarëve dhe demokratëve matjanë që si dhe shumë të tjerë persekutohen, me proçese gjyqësore që nuk mbarojnë kurrë, me ndëshkime e dënime vetëm pse të gjithë ata protestuan për një të drejtë kushtetuese të mohuar nga rregjimi.
Këta njerëz protestuan për zgjedhje të lira e të ndershme. Këta njerëz protestuan për të drejtën për të votuar e zgjedhur. Këta njerëz kërkuan të mbrohet pluralizmi politik i rrezikuar nga bandat e nga regjimi i Edi Ramës. Këta njerëz protestuan se kërkojnë dhe besojnë në ëndrrën 30 vjeçare e një Shqipërie si Evropa.
Ndërsa këta qytetarë dënohen e persekutohen pse protestuan për zgjedhje e votë të lirë, dosjet e krimeve elektorale flenë. Autorët e dosjeve të masakrës zgjedhore të provuara me zë e figurë si ajo 184 që bënë xhiron e Evropës, që përbëjnë ndër kushtet që nuk i hapin rrugën e Negociatave drejt BE Shqipërisë, promovohen dhe vijojnë të pandëshkuar të drejtojnë stafet elektorale e pjesë të pushtetit dhe të jenë vegla të rregjimit.
Nese pushteti dhe rregjimi i Edi Ramës apo shërbëtorët e tij ne të gjitha institucionet e shtetit mendojnë se me keto proçese, me këtë presion do të thyejnë shpirtin e matjanëve dhe të shqiptarëve që kërkojnë demokraci, pluralizëm dhe të drejta si çdo qytetar evropian e kanë gabim.
Këta qytetarë nuk dorëzohen, ne nuk dorëzohemi, Partia Demokratike nuk dorëzohet. Ne jemi e do të jemi të bashkuar, në krah të njëri – tjetrit dhe çdo qytetari shqiptar që i thotë Jo këtij rregjimi që nuk pranon të nënshtrohet, që do të luftojë çdo ditë derisa në këtë vend të rikthehet shpresa e një Shqipërie normale demokratike ku të drejtat dhe garancitë kushtetuese mbrohen, e në të kundërt ndëshkohen ata të cilët janë dhunuesit e vërtetë bandat dhe rregjimi i Edi Ramës.