Regjisori Robert Budina i cili ditën e sotme ishte i pranishëm në protestë tha se do ti mbështesë të rinjtë deri në largimin e Ardi Veliut.
Budina theksoi se ka dëgjuar efektivë policie të cilët u thonë fëmijëve se do tu thyej kockat dhe po i marrin dhe po i shoqërojnë çdo person që gjejnë para.
Budina: Ishin një grup të rinjsh dhe u thanë do të kap ty do të thyej kockat. Si bëhet diferencimi i njerëzve që bëjnë dhunë dhe njerëzve që nuk bëjnë dhunë. Shefi i tyre duhet të dorëhiqet. Këtu punët janë shumë keq, sepse nuk përzihet i njomi me të thatin. Policia është një mjet në duar të qytetarit për ti shërbyer dhe jo një mjet në detyrë të politike.
Nuk është e njëjta dhunë kemi të bëjmë me një vrasje. Nuk kanë ardhur për të vrarë njerëzit. Ne do ta mbështesim këtë protestë deri sa të iki drejtori i policisë. Kjo është policia e Enver Hoxhës, nuk është policia e njerëzve. Ju shikoni disa policë që ndjekin fëmijët dhe u thonë do tu thyej kockat. Mos u çudisni kur një nga ju të hajë një plumb qorr. Do t’ju fusin në burg nuk e njohin ligjin.