Regjisori i njohur: U hodhëm çati më çati, si në filmat e…

Regjisori i njohur Robert Budina ka reaguar për dhunën e ashpër të policisë tek Astiri. Ai i ka qene dëshmitar i asaj sjelljeje të Policisë së Lleshajt.

Ai tha gjatë një interviste në Syri Tv se “Policia me një ftohtësi kriminale ishin të bindur që t’i gjuanin me gaz lostsjellës. Na plasën tek këmbët”.

“Policia nuk sulmon kur nuk është e sulmuar. Ata sulmuan kur banoret ishin më të pambrojtur se kurrë. U hodhëm nga një çati në tjetrën që të shpëtonim nga policia e u hodhëm në një rrugicë.

Eshtë si na filmat e kohës së Enverit kur sulmonte fashizmi e tani po na sulmon komunizmi. Nuk më kishte shkuar në mend se me çfarë kishim te bejmë kur pash dhunën e policisë.

Kjo tregon se sa i pandjeshëm është ky pushtet ndaj qytetarëve të tij. Policia e shtetit është kthyer në një vegël qorre të pushtetit dhe është shumë e rrezikshme për demokracinë”, tha regjisori Budina.

“Aty është gjithë jeta e tyre, ishin të vendosur dhe të organizuar. Pashë se si dy perosna u rrahën barbarisht nga policia. Kishte një vendosmeri të jashtëzkonshme. Ndoshta policia nuk e kupton tani, por do ta kuptojë kur të përballet me zëmërimin e njerëzve”, shton ai.

1 19

2 17

75262206 526314881253005 3159419277702856704 n

4 8

Artikulli paraprakNë gjerdanin e artë të kulturës kombëtare
Artikulli tjetërBanori: Shumë gaz kanë hedhur, i lashë fëmijët jashtë…