Intelektualë, sportistë, artistë vijojnë të shpërndajnë në rrjetet sociale mesazhin nëpërmjet hashtag #edheunë, ku përcillet vendosmëria e tyre për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, të anuluara tashmë me dekret të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Edhe Sesilja Plasari: Aktore, Regjisore, Pedagoge çon këtë mesazh nga Parisi, “Edhe unë kundër diktaturës”.
Ndërkohë ajo nuk ka nguruar të shtojë se “Dua të jem në një qeli me Bujar Kapexhiun…”, i cili ka qenë i pari që inicioi këtë nismë që po merr një shtrirje shumë të madhe.