Punonjësit Besim Ballabani, Elton Levonja dhe Mario Meka u lanë në qeli, ndërsa togat e zeza caktuan masën “arrest shtëpie” për Xhemile Ukun dhe “detyrim paraqitje” për Edlira Ramajn.
Zyrtaret e Bashkise Rrogozhine akuzohen per veprat: “Shpërdorim detyre”,”Falsifikim dhe mashtrim” me fondet e rindërtimit duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm me vlerë 353,471,090′.
Sipas burimeve nga grupi hetimit zyrtaret vleresuan 78 kasolle derrash e bagetish si banesa te demtuara nga termeti i 26 nentorit 2019.
Fillimisht prokuroria ka kerkuar masen arrest me burg per te gjithe palet ne kete gjykim por me vone vetem per dy zonjat ndryshoi kerkesen per shkak te rrethanave pasi njera prej tyre kishte femije nen 1 vjeç dhe tjetra kishte rrethana familjare.
Vendimi i Gjykatës:
Konfirmimin dhe vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personave nën hetim shtetasve M. M., E. L., B. B.caktuar me vendimin nr. 681 dt. 30.09.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
2. Zëvendësimin e masës së sigurisë për shtetasen Xh. U. duke caktuar masën e sigurisë ‘’ arrest në shtëpi’’ parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale. urdhërohet personi nën hetim Xh. U. që t mos largohet nga banesa e saj e ndodhur në Lagjia nr. 1 në Rrogozhinë.
3. Zëvendësimin e masës së sigurisë për shtetasen E.Ra. duke caktuar masën e sigurimit personal Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore të hënën e parë dhe të tretë të muaji ora 08.00 si dhe masën e sigurimit Ndalimi i daljes jashtë shtetit.
4. Urdhërohet policia gjyqësore dhe prokuroria që të zbatoj këtë vendim.
5. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të këtij vendimit.
7. U shpall në Durrës, sot më datë 01.10.2024.