Sipas organit të akuzës, Ardian Kona në bashkëpunim me dy punonjës të Kadastrës dhe kanë regjistruan rreth 13.000m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz në favor të shtetases Arta Demiraj.
Pas lëshimit të urdhërarresteve, u vendos në pranga ish-drejtuesi i Kadastrës. Ndërsa janë shpallur në kërkim:
Bledar Zerba me detyrë jurist në ASHK Durrës;
Leandro Dervishi me detyrë hartograf në ASHK Durrës
Arta Demiraj, përfituese.
Nga hetimi ka rezutuar se 44-vjeçarja, banuese në Tiranë, në bashkëpunim me tre punonjësit e ASHK-së Durrës kanë regjistruar pasurinë e llojit arë me sipërfaqë 12.900 m2 pa asnjë dokument ligjor, pasuri kjo e ndodhur në Lalëz Durrës, e cila më parë ka qenë pasuri me status “shtet”.
“Kjo pasuri u regjistrua në kundërshtim Ligjin nr.9948, datë 07.07.2008 “Për vlefshmërinë ligjore të titujve të pronësisë”, i ndryshuar” pasi u regjistrua bazuar në një vendim gjykate i cili detyronte komunën për pajisjen me AMTP. Nga hetimet rezultoi se për këtë pasuri nuk është lëshuar asnjëherë AMTP nga institucionet përkatëse, si dhe nuk ka asnjë dokumentacion apo aplikim në ASHK në lidhje me këtë pasuri”, njofton organi i akuzës.
Gjykata e Durrësit për këtë pasuri ka vendosur ‘Sekuestro preventive”, të kësaj toke.
Njoftimi i Prokurorisë Durrës:
Regjistruan rreth 13.000m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz, Prokuroria e Durrësit kërkon arrestimin e 3 zyrtarëve të ASHK dhe përfitueses
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kërkoi vendosjen e masën e sigurimit “arrest në burg” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’ kryer në bashkëpunim për katër shtetas:
A.K. ish-kryeregjistrues ASHK Durrës;
B.Z me detyrë jurist në ASHK Durrës;
L.D me detyrë hartograf në ASHK Durrës; dhe
A.D përfituese.
Në zbatim të këtij vendimi, u bërë i mundur arrestimi i shtetasit A. K. Ndërsa u shpallën në kërkim 3 shtetasit e tjerë, pasi ndaj tyre u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg” si persona të dyshuar për kryerjen e vepres penale “Shpërdorimi i detyres” në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe Fallsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186/2 i kodit penal për shtetasen A.D.
Nga hetimi në kuadër të procedimit penal nr.670 i vitit 2024, rezultoi se shtetasja A.D., në bashkëpunim me punonjësit e ASHK-së Durrës, shtetasit A.K., B.Z. dhe L.D., kanë regjistruar pasurinë e llojit arë me sipërfaqë 12.900 m2 pa asnjë dokument ligjor, pasuri kjo e ndodhur në Lalëz Durrës, e cila më parë ka qenë pasuri me status “shtet”.
Kjo pasuri u regjistrua në kundërshtim Ligjin nr.9948, datë 07.07.2008 “Për vlefshmërinë ligjore të titujve të pronësisë”, i ndryshuar” pasi u regjistrua bazuar në një vendim gjykate i cili detyronte komunën për pajisjen me AMTP. Nga hetimet rezultoi se për këtë pasuri nuk është lëshuar asnjëherë AMTP nga institucionet përkatëse, si dhe nuk ka asnjë dokumentacion apo aplikim në ASHK në lidhje me këtë pasuri.
Me vendimin nr.488 datë 28.07.2024, nga Gjykata e Shkallë së Parë të Juridiksinit të Përgjithshëm Durrës për këtë pasuri ka vendosur ‘Sekuestro preventive”, të kësaj toke.