Rei Manaj u dërgua te Trabzonspor sot duke treguar se marrëveshja me Sivasporin është mbyllur. Për këtë ka reaguar vetë presidenti i Sivasporit, Bahatin Eken.
Eken mohoi çdo gjë për momentin duke folur për “TRT Spor”. Presidenti i Sivaspor rikujtoi se Manaj do bashkohej me skuadrën sot duke hedhur poshtë zërat.
“Askush nuk na ka telefonuar për Rei Manajn. Skuadra jonë është akoma në Antalia. Manaj nuk i është bashkuar akoma skuadrës. Është njoftuar që do i bashkohet skuadrës sot. Nuk kemi marrë asnjë ofertë për transferim”, u shpreh presidenti i klubit turk.
27-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Dhe këtë sezon, si në të kaluarin, Manaj është golashënuesi kryesor.