Rekord “Guinnes”, Fakulteti i Mjekësisë i vetmi në botë ku hiqet teknologjia e informacionit, reagon Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar një denoncim të një ish-studenti, i cili thotë se në disa degë mjekësore në Tiranë janë hequr lëndët e teknologjisë së informacionit.

Në denoncimin e publikuar Berisha, thuhet se në fakultetet e mjekësisë janë hequr lëndët e TIK, duke iu dhënë justifikime nga më të ndryshme. Berisha thekson se ky është një skandal dhe se qeveria i ka shpallur luftë TIK-ut.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Lufte kunder teknologjise se informacionit!

Me vrap te ecim mbrapa!

Lexoni denocimin e pedagogut dixhital. sb

Pershendetje Doktor. Doja te ndaja me ju nje shqetesim mbi gjendjen e sistemit arsimor univeristar (sidomos atij ne kujdesin shendetesor). Sic dhe besoj e dini ne Fakultetin e Shkencave Mjekesore Teknike vitin e kaluar u reduktuan ne maksimum oret e Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit (sic dhe disa i thone Informatika). Ndersa kete vit shkollor, ky fakultet vendosi “rekord Guiness” ne kete fushe, duke u bere i pari dhe ndoshta i vetmi fakultet ne bote ku TIK hiqet fare. Zonja e nderuar shefe e departamentit paraklinik Floreta Kurti shprehet “… studentet e kane mesuar ne gjimnas, nuk ju duhet me…”.

Kur “Millenium Goal” per OBSH eshte: ” Implementation of ICT in teaching and learning on health care institution”, bile Helath Care University of Kyoto e ka departament te vecante dhe lende te detyrueshme per 2 vjet TIK, mesa duket sipas zonjes ne fjale, gjimnazistet dhe studentet shqiptare jane me te pregatitur se ata japoneze ne fushen e TIK dhe nuk kane nevoje… Imazheria (dege e vecante e ketij Fakulteti) nuk i duhen njohurite kompjuterike!!!

Infermierit qr neser do punoje me karyela elektronike nuk i duhen njohurite TIK. Justifikimi sipas saj eshte qe : e zevendesojme me “Statistike dhe Informatike Mjekesore” lende qe nuk ekziston ne asnje health care institution ne bote (ne njohurine time) dhe lenda jepet nga “pedagoge” te shendetit publik te cilet kane si kualifikim per lenden, ne rastin me te mire, deshmi perdorimi kompjuteri?!!! Dhe kjo sipas informacioneve qe kam behet per te marre leke nga studentet nga pedagogia pergjegjese e lendes, nepermjet librave qe u shiten me detyrim studenteve, te cileve ju nderrohet vetem kopertina por brenda jane po te njejtet.

Pyetjes ku po shkojme? Neser ne dore te ketij brezi qe po nxjerrim do biem. Zonja e nderuar shefe e departamentit i pergjigjet duke ngritur supet…. Vertete statistika eshte shume e rendesishme ne kujdesin shendetesor,por mjaftojne njohuri baze te paketes Microsoft (excel, Access) qe te nxjerresh cdo statistike apo raport qe te kerkihet. Jam i bindur qe sikur “pedagoget” qe e japin “Statistiken dhe Ifornatiken Mjekesore” ne kete Fakultet po ti nenshtrohen provimit te ICT IGCSE (ekuivalent i klases IX), ne ratin me te mire do vleresoheshin me D…

Vete pedagogia pergjegjes e lendes kur dergon email me cc, e shtyp butonin “Send” aq here se adresa ka te cc…. Kjo tregon se sa e njeh lenden. Ju falenderoj qe patet durimin ta lexoni. Une jam nje ish pedagog i ICT ne ate Fakultet, Diplomuar per Fizike dhe Teknologji Informacioni prane Fakultetit te Shkencave te Natyres Tirane bile dhe me master prane po te njejtit Fakultet ne Teknologji te Avancuar Informacioni, me nje mesatare mbi 8, ku ne mesatare futen dhe 5 lende te ideologjise m-l (materializem historik e dalektik, ekonomi politike etj te asaj kohe) ku nota makimale e imja ishte 7…

Artikulli paraprakAkuza të rënda për vjedhje nga Gjeneral Hashashi dhe sekretari i tij i Përgjithshëm!
Artikulli tjetërDash Shehi: Ajo që kam paralajmëruar një vit më parë po ndodh, fatkeqësisht…